Numri 1 legjendar, dhurata për Xhixhi Bufon

Trofeu i parë, festa e parë e Xhanluixhi Bufon me Paris Seint Zhermen erdhi në Kinë. Kampionët e Francës fituan 4-0 në finalen e Superkupës përballë Monako.

Për ish-kapitenin e Italisë dhe Juventusit, ishte nje ditë speciale për kupën e parë të fituar me PSG, por edhe prej dhuratës së Kevin Trap. Portieri gjerman vendosi me vullnet të plotë, që të lironte numrin 1, në mënyrë që atë ta mbajë mbi shpinë legjenda italiane e portës.

“Edhe në moshën 40-vjeçare mund të lunturohesh kur fiton një trofe”, shkruante Bufon në profilin zyrtar në Instagram. Përpos falenderimeve për Juventusin dhe PSG, portieri kishte edhe një dedikim special për Trap: “Faleminderit Kevin! Edhe pse ma propozove disa ditë më parë, bëre gjithçka që fanellën me numrin 1 ta gjeja në vendin tim përpara ndeshjes. Faleminderit nga zemra Kevin dhe të gjithë atyre, të cilët më lejojnë ende të emocionohem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *