Nuk vlenin as sa Rashica, trajneri i Kosovës pas barazimit: Pa panik, sapo ia nisëm

Kosova nuk e nisur me “këmbën e djathtë” në Ligën e Kombeve, duke mos shkuar më tepër sesa një barazim 1-1 ndaj modestëve të Moldavisë. Një kundërshtar ku dardanët ishin favorit kryesor për të fituar në letër, teksa në media u raportuan edhe shifrat që kushtonin dy kundërshtarët, ku rezultonte se e gjithë Moldavia nuk shkonte as sa një këmbë e Milot Rashicës.

Megjithatë kjo nuk i ka ndalur që të merrnin një pikë në përballjen me dardanët. Aspak i kënaqur ishte trajneri i dardanëve, Shaland, por nga ana tjetër nuk kërkon që tifozët të dëshpërohen me rezultatin duke theksuar faktin se është vetëm fillimi i garës.

“Ne kemi provuar të luajmë në mesfushë duke kërkuar edhe krosimet, por nuk rezultuan edhe shumë të mira. Sigurisht që me rezultatin e arritur nuk mund të jesh i kënaqur. Kemi luajtur mirë në fillim dhe pastaj e pësuam një gol. Aty nuk nisi aspak mirë për ne. Por nuk duhet të bëjmë panik sepse vetëm sa kemi filluar këtë edicion dhe do të bëjmë analizat tona”, u shpreh Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online