E bujshme/ Zyrtarizimi do të kryhet ditën e nesërme, Ardian Ismajli mbërrin në Serinë A

Ardian Ismajli është gati për të bërë hapin e duhur në karrierë teksa do të mbërrijë në elitën e futbollit italian. Pasi dha gjithçka te Hajduku i Splitit, duke siguruar në shumë raste formacionin më të mirë të javës në Kroaci, ishte ky momenti për të provuar një eksperiencë të re.

Kështu lojtari shqiptar do të mbërrijë në Seria A, me ekipin e Spezias që sapo është ngjitur. Pas kontaktit me familjarët e Ismajlit na sigurohet se ditën e nesërme do të vijë edhe zyrtarizimi i Hajdukut, ku do të njoftojë ndarjen me futbollistin.

Tashmë mbetet vetëm kryerja e testeve mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës që është vonuar disi pasi Ismajli ndodhet në grumbullim te Kombëtarja. Por akordi është mbyllur përfundimisht mes klubeve dhe Ismajlin do ta shohim në Serinë A gjatë sezonin të ardhshëm, për të rritur më tepër numrin e lojtarëve shqiptarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online