E FUNDIT/ Njoftimi që të gjithë i frikësoheshin, Partizani tregon vendimin e CAS për merkaton

Partizani ka treguar vendimin e marrë nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv sa i përket merkatos, duke qendruar e bllokuar edhe për dy sesione të tjera. Pikërisht ajo që të gjithë i frikësoheshin tek kryeqytetasit të cilët kishin shpresë të madhe se çështja e Çinarit do të zgjidhej dhe do të kishin mundësinë që t’i ofronin trajnerit Daja futbollistët që kërkonte për projektin e ri. Tashmë ekipi i të kuqëve është duke punuar për të siguruar mbrojtjen ligjore për ta fituar këtë betejë përpara merkatos së ardhshme. /Sport Ekspres/

NJOFTIM

Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos. Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj. Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.
Pavarësisht se ky vendim në arsyetimin e tij na pengon në zhvillimin normal të projektit sportiv për sezonin aktual, FK Partizani do të vijojë punën e pandërprerë me gjithë vështirësitë e krijuara duke patur besimin maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktualë.
Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online