“Nuk u realizuan ato që kërkuam”, Renato Arapi i mërzitur pas ndeshjes: Kemi rregulluar pësimin e golave

Kastrioti tregoi ndaj Teutës se nuk është vetëm një ekip shtëpie, por edhe një skuadër transferte. Në shifrat 0-1 do të vinte fitorja ndaj kampionëve në fuqi të Superiores të cilët po vuajnë jo pak në këtë sezon.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 41 me anë të Kainës. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësit e Teutës bën gabimin qesharak, teksa Jazxhi nuk largoi dot topin që u përplas te shoku i tij i ekipit, për të gjetur Kainën e boshatisur.

Kështu do të vinte realizimi, teksa Teuta u shfaq tërësisht një ekip pa ide dhe vizion ndaj Kastriotit. Pas kësaj fitore, Kastrioti shkon në kuotën e 25 pikëve duke dalë nga zona e ftohtë për të lënë pas vetes Egnatian, Dinamon dhe Skënderbeun. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Arapi: “Më vjen keq shumë për humbjen dhe mënyrën sesi e pësuam golin. U munduam të bënim mirë, por nuk arritëm që të krijonim aq shumë sa pritej. Kemi aktivizuar edhe lojtarë të rinj për të rinovuar ekipin për vitin tjetër. Kemi cilësi brenda, por duhet të impenjohemi dhe të përqendrohemi, të marrim më shumë përgjegjësi. Kemi rregulluar pësimin e golave, por në situatë standarde nuk ka faj vetëm mbrojtja. Jam i mërzitur, sepse e ndryshuam mënyrën e lojë me dy sulmues në pjesën e dytë, duke u dhënë prioritet krahëve, por nuk u realizua. Ato që kërkuam nuk u realizuan.”

Cela: “Ky është ekipi im, që unë kam premtuar që nga dita e parë. Ky është ekipi që unë kam menduar. Kemi arritur në një ditë që kundërshtarët shumë pak na rrezikojnë. Kemi arritur në atë ditë që kur bëhen ndërrimet në fushë dhe nuk bie fare ritmi i lojës. Ne duhet të mbajmë euforinë tani, ky është problemi ynë. Si ia dolëm ndaj Teutës? Filozofia ime e lojës është e thjeshtë: “Mbyll burimin, jo atje ku shkon uji”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online