Nuk u arrit marrëveshja me Vllazninë, talenti shqiptar i Milanit gjen akordin në Itali

Emir Murati ishte një nga emrat e përfolur për t’ju bashkuar Superligës shqiptare. Në mediat italiane qarkulluan zëra se Vllaznia kërkonte të huazonte talentin shqiptar të Milanit. Një gjë të tillë e konfirmoi më vonë edhe vetë drejtori sportiv Djarmati, i cili u shpreh i gatshëm për një afrim të tillë, por huazimi 6 mujor nuk ishte në planet e Vllaznisë, që kërkonte lojtarin për një kohë më të gjatë.

Me sa duket kjo ka qenë edhe arsyeja përse marrëveshja mes palëve nuk u arrit, ndërsa Murati tashmë ka zgjedhur një tjetër skuadër për të ardhmen e tij. Gazetari Xhanluka Dimarzio raporton se futbollisti shqiptar tashmë i përket Viboneses në Serinë C në Itali, teksa ka gjetur akordin me ekipin deri në fund të këtij sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online