Beshiktashi në bisedime për talentin e Superligës, ja shifra që kërkon klubi shqiptar

Beshiktashi prej disa ditësh ka hyrë në bisedime për talentin e Superligës. Gjiganti turk ka mbetur i kënaqur me atë çfarë ka parë në fushën e lojës nga Valmir Veliu. Anësori është në pronësi të skuadrës së Llapit, ndërsa gjatë fazës përgatitore që ka zhvilluar në Antalia ka rënë në sytë e vëzhguesëve të Beshiktashit.

Koordinatori i ekipit turk, Mehmet Ekshi, prej disa ditësh po negocion me trajnerin Batatina për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit. Por sipas “Indeksonline”, te Llapi kërkojnë një shifër prej 450 mijë eurosh për ta lënë të lirë Veliun. Një shumë kjo më e lartë se sa vlera që mban kartoni i lojtarit në “Transfermarkt”, e cila kap shifrën e 250 mijë eurove. Mbetet për tu parë nëse të dyja palët do të mbyllin marrëveshjen me një shtërngim duarsh në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online