Rei Manaj prish planet e merkatos për Barcelonën, golat e tij përplasin idetë e Koeman me të Laportas

Rei Manaj po shkëlqen në sezonin parapërgatitor të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar numron 4 gola në vetëm 2 paraqitje me ekipin e parë, duke prishur edhe të gjitha planet e merkatos që lidheshin me të ardhmen e tij. Largimi duket i mirëqenë deri në momentin kur lojtari i Kombtares kuqezi tregoi përpara syve të Koeman se çfarë është i aftë të bëjë.

Golat e tij kanë çuar në përplasje të ideve të trajnerit holandez me ato të Laportës. Ky i fundit i gëzohet shkëlqimit të Manajt për faktin e vetëm se në fund gjithçka do të përkthehet në një rritje të kartonit në treg. Në rast se në tryezë vjen një ofertë prej të paktën 5 milionë eurosh, atëherë Laporta është gati të përfitojë dhe të japë miratimin për shitjen.

Por të njëjtin mendim nuk e ndan Koeman. Trajneri i katalanasve i ka kërkuar presidentit që të mos ndjekë planin fillestar, por të presë për shitjen e Manajt. Koeman është bindur nga aftësitë e 24-vjeçarit, prandaj e sheh si një alternativë të mirë në sulm në rast se Griezmann dhe Braithwaite do të largohen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online