“Nuk supozohej të ishte ndeshje tenisi, por futbolli”, Luis Enrike pas humbjes ndaj Milanit: E ndihmuam ndeshjen të ishte e çmendur

PSG-ja është larguar me humbje nga “San Siro” mbrëmjen e sotme. Parisienët janë mposhtur me shifrat 2-1 nga Milani, duke e ndërlikuar më tepër grupin. Në intervistën e dhënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes, Luis Enrike ka deklaruar se loja i ngjasoi asaj të tenisit dhe jo të futbollit.

“Në e ndihmuam ndeshjen të ishte e çmendur. Nuk supozohej të ishte një ndeshje tenisi, por futbolli. Një herë sulmonin ata, një herë sulmonim ne. Nuk më pëlqeu kjo. A është Milani mes ekipeve më të mira të Europës? Pse jo?! Sigurisht! Ky grup është aq i fortë sa që ka dy ndeshje të mbetura dhe që të katërta skuadrat mund të kualifikohen. Është grupi më i fortë në Ligën e Kampionëve. Për ne ishte një turp, sepse nëse do të kishim fituar, ne pothuajse do të ishim kualifikuar”, ka deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *