Nuk quhet “football”! Tifozët amerikanë i përdhosin emrin, irritojnë anglezët dhe gjithë Europën: Kjo quhet “soccer”

“Football” apo “Soccer”? Dueli mes SHBA dhe Anglisë mund të komentohet edhe një mënyrë të tillë. Ndeshja u mbyll në shifrat 0-0, por përballja u ndez jo pak me tifozët. Anglia sheh sesi sporti që lindi vetë, t’i përdhoset emri nga amerikanët. Për këta të fundit, ky nuk është “football”, por “soccer”.

Amerikanët mendojnë se “football” është i një tjetër lloji dhe është sporti i tyre më i ndjekur, është më burrëror. Për këtë arsye disa tifozë kanë kënduar në këtë mënyrë para ndeshjes: “Quhet soccer”. Një mënyrë për të ulur sadopak vlerën e sportit më të preferuar në gjithë Europën, por edhe këtu, nuk dolën aspak keq me Anglinë e Southgate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online