Tirana e ka të siguruar vendin e parë në Superiore, megjithëse ende jo matematikisht. Bardheblutë kanë marrë një tjetër humbje ndaj Kastriotit, në shifrat 0-1. Këtë herë të kthyer në shtëpinë e tyre dhe me një interesim të kënaqshëm të tifozerisë, Tirana ishte shumë larg ndeshjeve të fundit me mënyrën e lojës.
Për këtë arsye, Blerim Jahaj i ftuar në “Supersport” ka kritikuar sjelljen e lojtarëve: “Humbja qëndron, sjellja e lojtarëve nuk qëndron. Nuk kishte asnjë goditje në portë nga ana e Tiranës ndaj Kastriotit. Ishin më tepër se 3000 tifozë në stadium, duhet të kesh pak më shumë respekt për ta. Tirana është krenuar se ka tifozerinë më të madhe në Shqipëri, më të zjarrtën”, tha Jahaj. /Sport Ekspres/