Të shtunën e kaluar, në ndeshjen PSG-Montpellier, Gana Gueye ka refuzuar të zbresë në fushë me simbolin e LGBT të stampuar në fanellë. Lojtari i PSG ishte i grumbulluar me ekipin, por nuk pranoi të luante. Sipas trajnerit ai nuk luajti për arsye personale dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar nga ana shëndetësore.
Por organizatës për luftën kundër homofobisë në sport, “Rosso Diretto”, arsyeja që lojtari nuk ja luajtur është se nuk donte të mbante simbolin e krenarisë së LGBT. Në një postim në profilin e tyre zyrtar në Tëitter ata kërkojnë shpjegime për këtë veprim të mesfushorit senegalez.
“Homofobia nuk është një opinion, por një kri.m. Federata Franceze dhe PSG duhet ti kërkojnë shpjegime Gana Gueye. Madje ta dënojnë nëse është e nevojshme”- shkruajnë në postimin e tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/