“Bëni çfarë të doni, unë nuk iki”! Një rast “Bejl” edhe te Arsenali, Ozil: Do largohem kur ta vendos unë

Një rast “Bejl” ka ndodhur edhe te Arsenali, ndërsa është futbollisti Mesut Ozil që ka krisje të mëdha me drejtuesit e londinezëve. Futbollisti turk përfiton 350 mijë euro në javë dhe nuk ka në plan të largohet nga ekipi, edhe pse mund të jetë jashtë planeve të trajnerit. Në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, Ozil e ka thënë qartësisht dhe i ka dhënë një mesazh drejtuesëve se do të largohet vetëm në përfundim të kontratës.

“Pozicioni im është i qartë. Do të mbetem i Arsenalit deri në ditën e fundit të kontratës, do të mundohem që të bëj më të mirën. Kjo situatë e vështirë nuk më ka thyer pasi unë jam edhe më i fortë. E vendos unë se kur do të largohem nga Arsenali, askush tjetër nuk e ka këtë fuqi. Nuk firmosa as për 2 apo 3 vite, por firmosa për katër të tilla. Tani shpresoj se kjo do të respektohet”, u shpreh Ozil. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online