“Nuk pranohet asnjë aksident si ndaj Laçit”, presidenti rumun paralajmëron Vllazninë: Po i bëjmë presion lojtarëve, shpenzojmë 1 milionë euro në merkato

0

Presidenti i Universitetit të Krajovës e ka bërë përsëri të qartë se nuk do të tolerohet një hap fals në Ligën e Konferencës. Kartu ka folur në mediat rumune, ku është shprehur se në turin e dytë kundër Vllaznisë nuk do të ketë të papritura si vjet me Laçin. 66-vjeçari trehon se buxheti i skuadrës ka shkuar në 11.5 milionë euro, ndërsa veçnas tyre janë rezervuar 1 milionë euro vetëm për transferimet.

“Nga diskutimet që bëra me zotin Rotaru, buxheti ishte 7.5 milionë euro. Kemi gjetur një marrëveshje nga aksionerët dhe po shkojmë drejt 11.5 milionë eurove për momentin. Nuk po mendojmë të shesim një lojtar, sepse duam homogjenitet dhe duam të mbajmë bërthamën e viteve të mëparshme. Përveç këtyre 11.5 milionë eurove, ne kemi ndarë një buxhet prej 1 milionë për transferta, që të mos hyjmë në buxhetin e përcaktuar fillimisht.

Është e rëndësishme të gjejmë atletët e duhur për Universitetin e Krajovës, të cilët do të përshtaten në mënyrë të përkryer me atë që duam. Jemi ende në bisedime dhe në kërkim, sepse duam dy qendërmbrojtës. Njëri ka ardhur tashmë, ai është tashmë në kamp, ??kështu që është zgjidhur me të. Duam edhe një mesfushor, por edhe një sulmues qendror, që të sjellë konkurrencë për Markoviçin dhe Koljiçin. Ne presim ecurinë e atyre që vitin e kaluar u shfaqën më shumë në 11-shen e parë dhe që dhanë një paraqitje shumë të mirë. Ne duam vazhdimësi dhe progres prej tyre, një maturim të shpejtë të lojtarëve të rinj.

Asnjë aksident si Laçi apo Tbilisi nuk pranohet. Ne i bëjmë presion lojtarëve dhe ata duhet ta kthejnë atë presion në diçka dhe në një rezultat pozitiv. Ne përpiqemi të sulmojmë grupet, të shkojmë sa më shumë në garë dhe jemi gati t’i qasemi këtij plani të jashtëm shumë më mirë dhe me rezultate të kënaqshme”, ka deklaruar Sorin Kartu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.