Zyrtarizimi mbetet çështje ditësh, Di Maria do të vishet bardhezi: Po diskutojmë detajet e fundit

0

Juventusi ka arritur marrëveshjen me Angel Di Marian dhe është çështje ditësh zyrtarizimi i tij. Negociatat e klubit me agjentin e lojtarit kanë përparuar shpejt dhe vullneti i lojtarit për tu transferuar në Itali ka qënë shtysa kryesore për të arritur akordin. Në ditët e fundit negociatat kanë qënë intensive dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i Di Marias.

“Jemi duke folur për detajet e fundit dhe jemi në pritje të akordit total për kontratën e argjentinasit”- u shpreh agjenti i lojtarit për ‘La Stampa’. Dëshira e lojtarit është një kontratë 1 vjeçare me pagë 7 milion euro në sezon, por Juventusi kërkon dhe një vit tjetër në kontratë. Di Maria nuk është dakort me këtë gjë dhe negociatat po vazhdojnë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.