Nuk po gjen hapësira te Panathinajkosi, mesfushorin shqiptar e kërkon skuadra që kryeson kampionatin kroat

Enis Çokaj mund të largohet nga Panathinajkosi në këtë merkato dimërore. Mesfushori shqiptar numëron vetëm pak minuta në këtë sezon, prandaj mundësia për një largim nga Athina mbetet e mundshme. Interesimi për të nuk mungon. 24-vjeçari është një nga objektivat e Hajdukut të Splitit.

Klubi që udhëheq momentalisht kampionatin kroat ka nisur negociatat për transferimin e Çokajt. Ky i fundit e njeh mjaft mirë kampionatin kroat, në të cilin ka luajtur për të paktën 3 sezone. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fatih Terimi, ikonë e futbollit turk, do të ketë të tjera plane për çokajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online