Enis Çokaj mund të largohet nga Panathinajkosi në këtë merkato dimërore. Mesfushori shqiptar numëron vetëm pak minuta në këtë sezon, prandaj mundësia për një largim nga Athina mbetet e mundshme. Interesimi për të nuk mungon. 24-vjeçari është një nga objektivat e Hajdukut të Splitit.
Klubi që udhëheq momentalisht kampionatin kroat ka nisur negociatat për transferimin e Çokajt. Ky i fundit e njeh mjaft mirë kampionatin kroat, në të cilin ka luajtur për të paktën 3 sezone. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fatih Terimi, ikonë e futbollit turk, do të ketë të tjera plane për çokajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/