“Nuk po e them për hiprokizi, Laçi është për titull kampion”! Magani i gëzohet fitores: Një rast dhe një gol, Augusto është i rrezikshëm

Egnatia ka bërë surprizën në ndeshjet e sotme të Superiores. Këtë herë duke fituar në transfertën e vështirë të Laçit (jo të këtij sezoni), falë realizimit të “bishës” Pedro Augusto. Braziliani duket se do të jetë një “makineri golash” dhe është i aftë që të realizojë në të gjitha mënyrat. Pas kombinimeve të bukura mes lojtarëve të Egnatias, do të vinte goditja fatale e Augustos që e dërgoi topin në rrjetë.

Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të renditjes me vetëm dy pikë, ndërsa trajneri i kurbinasve rrezikon seriozisht shkarkimin. Nga ana tjetër Kastrioti ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut falë Bashës dhe Rami që shënuan në pjesën e dytë. Por asgjë e vjedhur për krutanët që u ndaluan në pjesën më të madhe falë portierit të Skënderbeut, Rexhepit, që ishte në super formë dhe sërish nuk i mjaftoi korcarëve. Ndërkohë më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Magani: “Unë mendoj se Laçi është ekip për titull kampion sërish, nuk e them për hiprokrizi. Lojtarët e tyre njihen prej shumë kohësh me njëri-tjetrin, sidomos në mesfushë, për mua ka mesfushën më të mirë në Superiore. Plani jonë ishte që ta prisnim Laçin në 2/3 e fushës tonë. Laçi ishte në presion, ne jo. Pedro Augusto? Ka ardhur me vonesë, ka qenë i dëmtuar. Nuk bën shumë volum loje, por në rrezen e portës është shumë i rëndësishëm. Një rast kishte dhe shënoi gol. Sot kemi pasur 4-5 mungesa të rëndësishme dhe lojtarët që u futën na kanë dhënë tre pikët ndaj një ekipi shumë të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online