“Nuk ndihem përgjegjës”! La Barcelonën me 10 lojtarë, Arauho i përgjigjet Gyndohanit: Kam kode dhe vlera që duhen respektuar

Eliminimi i Barcelonës vazhdon të shkaktojë debate. Dalja me karton të kuq e Arauhos në minutën e 29 e rëndoi së tepërmi situatën për katalanasit, që nuk mundën t’i rezistonin gjatë PSG-së. Gyndohani ka thënë pas ndeshjes se shoku i tij i skuadrës duhet ta kishte lënë kundërshtarin të shënonte në atë rast, madje edhe nëse kjo do t’i kushtonte me gol. Arauho është pyetur në lidhje me këtë deklaratë duke u përgjigjur se parapalqen t’i mbajë për veten e tij mendimet, pasi ka kode dhe vlera që duhen respektuar. Më tej shton se nuk ndihet përgjegjës për eliminimin e Barcelonës.

“Parapëlqej ta mbaj për vete atë që mendoj (për deklaratën e Gyndohanit). Unë kam kode dhe vlera që duhen respektuar. A ndihem përgjegjës për eliminimin? Përgjegjës jo. Dukshëm ndikoi në kushtet e ndeshjes, sepse mbetëm me 10. Më pati shumë gjëra për vetë lojën. Kur unë dal jashtë është një mungesë e rëndësishme, sepse e di se çfarë ndihme mund të jap kur jam në fushë”, ka thënë Ronald Arauho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/