“Nuk na vlerësojnë shumë trajnerët”, mjeku i Vllaznisë me postimin domethënës: Vjen një ditë dhe thua…

Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, ka shkruar postimin domethënës në rrjetet sociale. Puna e tyre nuk vlerësohet shumë në Shqipëri dhe nuk merr rëndësinë e duhur nga vetë klubi e trajnerët. Por rasti i Eriksen në Europian tregoi se mjekët kanë rëndësi jetike në futboll. Gjithashtu edhe mjekët te Vllaznia kaluan një moment jo pak të lehtë teksa duhej të improvizonin spitalin në hotel për t’i ardhur në ndihmë shumë lojtarëve të ekipit shkodran që po kalonin helmimin.

Nisur nga kjo situatë, Ilirjan Haxhaja ka falënderuar Blendi Dibrën dhe Alban Xhaferin për meritën që u jep mjekëve për punën e tyre. “Doktorat mund të mos vlerësohen, por një ditë të vjen dhe të thuash o nënë më sill doktorin. Vlerësoni stafet mjekësore o drejtuesa, trajnerë, lojtarë, në gjithë Shqipërinë”, shkruan mes të tjerash Haxhaja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online