Nuk mundi të shihte golin e Brojës, mostransmetimi i ndeshjes acaron presidentin e Chrlsea-t

Chelsea ka nisur parapërgatitjet për sezonin e ri, ndërsa ditën e djeshme kanë zhvilluar edhe testimin e parë miqësor. Në takimin kundër Peterborough ka lënë gjurmë edhe Armando Broja, i cili tundi rrjetën dhe shënoi një asist duke i dhënë sinjalet e duhura Tuchel-it. Por fatkeqësisht tifozët nuk kanë mundur të shohin dot golat e skuadrës së Chelsea-t e as paraqitjen e sulmuesit shqiptar.

Mungesa e transmetimit të kësaj miqësoreje ka mërzitur jo pak edhe presidentin e bluve të Londrës. Roman Abramovich është frustruar nga fakti se nuk mund të shihte dot testin e parë të klubit të tij, për këtë arsye i ka bërë kërkesë pronarit të Peterborough, Darragh MacAnthony, për të shpërndarë ndeshjen e tyre private./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online