Ekipet shqiptare në Zvicër janë një “deja vu”! Partizani njësoj si Tirana, injorohet nga shtypi helvet

Partizani kaloi me sukses turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, por në raundin tjetër e pret një duel tejet i vështirë. Shorti i ka rezervuar si kundërshtar ekipin e Bazelit, i cili është dukshëm më lart në cilësi dhe buxhet në krahasim me të kuqtë. Nëse në Shqipëri kjo përballje pritet me interes të madh, në Zvicër duket se ndodh e kundërta.

Ekipet shqiptare në vendin helvet janë një “deja vu”. Partizanit i ndodh e njëjta gjë si me Tiranën sezonin e shkuar kur u ndesh me Jang Bojs në Europa League. Mediat zvicerane injorojnë tërësisht kundërshtarin, duke mos shkruar aspak për të kuqtë. Një shenjë kjo se në Zvicër nuk e konsiderojnë Partizanin një skuadër të denjë për t’i hapur telashe Bazelit, duke e quajtur kështu kualifikimin një çështje të mbyllur pa nisur ende ndeshjet e turit të dytë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online