“Mamaja ka kaluar kohë të vështira”, Myrto Uzuni u tregon hungarezëve: Në Shqipëri kemi familjen të shenjtë, lojtarët e Prishtinës më thanë…

Myrto Uzuni realizoi tre gola në përballjen mes Prishtinës dhe Ferencvarosh që përfundoi në shifrat 1-3. Pas ndeshjes sulmuesi shqiptar ka dhënë intervistë për mediat hungareze. Teksa është pyetur për komunikimin me lojtarët e ekipit kundërshtar, Uzuni ka treguar edhe bisedat e shkëmbyera me ta. Gjithashtu është folur edhe për situatën e vështirë që ka kaluar mamaja, por fatmirësisht është përmirësuar nga gjendja shëndetësore.

“Fola me lojtarët e Prishtinës pas ndeshjes pasi kam luajtur në Shqipëri dhe kam qenë në fushë kundër shumë prej tyre. Kemi shkëmbyer disa fjalë pas ndeshjes. Sigurisht që më kanë përgëzuar për golat dhe më thanë se kaloi ekipi më i mirë. Unë u thashë se na e kanë bërë ndeshjen të vështirë. Nuk ishte e lehtë ndeshja në Budapest, por as ajo në Prishtinë.

Gëzimi im nuk ishte i plotë pasi mamaja nuk mund të vinte në Prishtinë pasi ishte sëmurë. Fatmirësisht është përmirësuar tani. Në Shqipëri ne nuk kemi asgjë më të rëndësishme se familja dhe jemi më të lidhur se vendet e tjera në Europë. Isha shumë i shqetësuar për mamanë, shpresoj t’i ketë përfunduar kohët e vështira”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online