“Nuk mund të flitet më për futboll”! Superiorja preket si Anglia dhe Italia, kërkohet shtyrja e ndeshjes

0

Në të gjithë Europën kanë nisur që të shtohen ndjeshëm rastet me COVID. Shumë ndeshje janë shtyrë më kryesisht në Angli dhe Itali, pasi ekipet nuk kanë pasur një pjesë të madhe të lojtarëve. Të tjera takime janë detyruar që të luajnë edhe përkundër të gjithë faktorëve që e kthenin në ndeshje jo normale, por për shkak të kalendarit të ngjeshur, nuk duhet të krijohet kaos.

E një situatë e ngjashme ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kukësi ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se kërkon shtyrjen e takimit kundër Dinamos pasi kanë rezultuar me COVID 19 rreth 7 futbollistë. /Sport Ekspres/

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.

Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 herë testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.

Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite.

Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.