“Nuk më shkarkuan“, Sormani flet pas ndarjes me Partizanin: Nuk ishte për sigurinë time, s’më lejonte morali dhe etika

Braktisja e stolit të trajnerit aq më tepër në nje ndeshje derbi si ajo me Tiranën nuk mund të linte rrugë tjetër për ekipin e Partizanit. Klubi zyrtarizoi ditën e sotme ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun Sormani, ndërsa në rolin e tij për këto 3 ndeshje të mbetura do e marrë Kalari. Megjithatë italiani ka vendosur të thotë fjalën e tij pas këtij largimi. Adolfo Sormani ka dhënë një intrvistë me median italiane “Tuttomercatoweb“, ku shpjegon motivet e përfundimit përpara kohe të kontratës me “Demat e kuq“.

Sipas tij nuk kemi të bëjmë me një shkarkim, por me dakortësi nga të dyja palët për të mos vazhduar më projektin së bashku. 5 rastet pozitive me Koronavirus të dala pak ditë përpara derbit kanë trazuar ujërat në kampin e Partizanit dhe Sormanit i është dukur situata e dalë nga kontrolli dhe se në ato kushte nuk mund të vijonte më gjatë punën e tij.

“Situata është e thjeshtë: ne kemi bërë një zgjidhje të marrëveshjes, ka pasur një ndarje konsensuale, jo një shkarkim. Arsyet janë thënë shpejt: sipas mendimit tim, kushtet për garantimin e sigurisë kishin dështuar. Unë nuk po flas për sigurinë time ose bashkëpunëtorët e mi, është një diskutim më i përgjithshëm që ka të bëjë me të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore, ndeshjet.

Në ditët e kaluara ishin shfaqur 2 raste pozitive brenda grupit të ekipit. Për këtë arsye unë kërkova nga klubi që të kryenim të gjithë tampona përpara se të ktheheshim në stërvitje. Të enjten më datë 9 rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por klubi na ka kërkuar që të stërvitemi në funksion të derbit me FK Tirana të nesërmen. U thashë jo sepse ishte një situatë që të mos merrej lehtë, me moral dhe etikë nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët ende stërviteshin, vetëm më vonë tamponët treguan që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip (pra 5 gjithsej, përveç motrës së një futbollisti).

Për mua ishte e qartë se situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vihet në plan të dytë. Kur dolën pozitat e para unë telefonova një virolog në Itali dhe ai gjithashtu më tha që të ndalem menjëherë. Tashmë isha duke u izoluar nga e Mërkura në datë 8 nga sensi i detyrës, por askush nuk më kishte imponuar. Për mua nuk kishte parakushte për stërvitje, e lëre më të shkoj të luaj një lojë, përveç kësaj pa masat e nevojshme si maskat.

Për ta ishte gjithçka normale. Edhe drita jeshile e federatës për të zhvilluar derbin duket se ka mbërritur, pavarësisht gjithçkaje. Për mua nuk ishte ashtu, siç thuhej aspekti sportiv në momente të caktuara vjen pas asaj etike dhe deontologjike” duke menduar për të gjithë grupin e njerëzve që sillen rreth ekipit.

Unë thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen. Thashë që do të zgjedh që të mos dërgoj shumë njerëz në thertore. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Nga atje u ulëm me klubin dhe mbërritëm në rezolutën konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm këtë rrugë të ndarjes miqësore”, ka deklaruar Sormani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online