PSG po kalon një formë të keqe dhe në ndeshjen e fundit humbi ndaj Monakos në shifrat 3-1. Tani francezët i pret një përballje e vështirë kundër Bayern Munchen në Champions League. Drejtori sportiv i klubit, Luis Campos, është zemëruar me gabimet e lojtarëve në fushë. Ai vendosi t’ua thoshte atë në fytyrë dhe u fut në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes.
Campos filloi me sulme ndaj lojtarëve. Ai besonte, sipas raportimit të L’Equipe, se futbollistët luajtën pa dëshirë dhe se duhet shumë më tepër agresivitet. Neymar dhe Marquinhos vendosën ta ndalojnë për të mbrojtur shokët e ekipit. Ata e thirrën Campos përsëri dhe thuhet se shpërtheu një debat i ashpër në dhomën e zhveshjes së PSG.
“Luis Campos fajësoi lojtarët se nuk luajtën burrërisht dhe agresivisht. Kjo nuk iu pëlqeu të gjithëve, sidomos Marquinhos dhe Neymar. Të dy patën një debat të ashpër me Campos. Skena të tilla tronditën shumë anëtarë të ekipit”, shkruan L’Equipe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/