Po rilind, Nedim Bajrami shpallet më i miri i ndeshjes të Sasuolos: Çfarë impakti në ndeshje, e bën Berardin të harrohet

Nedim Bajrami ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes të Sasuolos ndaj Udinezes në transfertë, në atë barazim 2-2. Goli i barazimit për Sasuolon erdhi pas krosimit të Bajramit, që u ndihmua nga devijimi i Perez për ta dërguar topin në rrjetë. Ky rast u quajt autogol dhe Nedimi duhet të pres ende për autorësinë e golit të parë.

Nga ana tjetër, mesfushori i Kombëtares është shpallur më i miri i takimit me notën 7 nga “Sassuoloneës”. Bajrami hyri në fushë në minutën e 12 duke i marrë vendin Berardin të dëmtuar. “Çfarë impakti në ndeshje, e bën të harrohet Berardin. Nga krosimet e tij, rritet ndjeshëm rreziku në mbrojtjen e Udinezes. Gjithashtu ishte protagonist për autogolin e Perez. Rrezik konstant për Udinezen edhe pse nuk ishte në rolin e tij”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online