“Nuk luajmë ndryshe me Tiranën dhe ndryshe me një ekip tjetër”! Martini flet pas fitores: Ia kisha frikën sot Bylisit

Vllaznia ia ka dalë kundër Kukësit që të triumfojë me rezultatin 2-0. Goli i Markut në minutën e 20 dhe më pas i Jonuzit në të 45 do të mjaftonte për t’i dhënë tre pikët shkodranëve. Falë këtij rezultati, ekipi i Josës arrin në kuotën e 31 golave, po aq sa edhe Partizani.

Nga ana tjetër është Teuta ka arritur që të fitojë në një ndeshje mjaft të vuajtur kundër Bylisit në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Jurgen Goxhas. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77. Festimi ishte i madh nga ana e këtij lojtari për shkak të situatës së vështirë që ka përjetuar në kohët e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Martini: “Kemi vuajtur sot, e dinim që do të ishte ndeshje e vështirë me Bylisin, e kisha frikë. Lodhja duket qartë te lojtarët se gjithmonë po luajmë me një formacion. Ne kemi luajtur me 3-5-2. Ndryshe nga ne, Bylisi ka pasur disa lojtarë të freskët dhe që nuk i kanë pasur këto minuta në këmbë si lojtarët e Teutës. Ne nuk luajmë ndryshe me Tiranën dhe ndryshe me një ekip tjetër, ndikon vetëm lodhja e lojtarëve”

Alban Xhaferi: “Fitorja e sotme na jep më tepër siguri. Nuk është se na fut në lojë, se unë mendoj se Vllaznia do të vazhdojë deri në fund për objektivin e saj. Përballja me Tiranën do të jap dimension tjetër nëse arrin fitoren. Të gjitha ekipet mund të surprizojnë dhe të marrin pikët. Unë e ëndrroj momentin kur Vllaznia të shkojë në grupet e Europës. Kemi lojtarë cilësor, grup të mirë dhe djem të mirë”.

Shensoji: “Ne erdhëm për fitore këtu. Nëse nuk do të fitonim, të paktën të dilnim barazim. Këtu erdhëm të luanim futboll dhe të fitonim. Urime për Teutën. Ne krijuam 5 raste për të shënuar sot, por kishim probleme te konkretizimi. Barazimi për mua si trajner është ide e vogël, unë dua fitore. Ne kishim raste më të pastra se Teuta për të shënuar. Ne e pësuam golin atje ku unë nuk e prisja, me kokë. Bylisi do të luajë gjithmonë futboll, nuk do të mbyllemi mbrapa dhe të jemi të këqinj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online