Jo vetëm Partizani me Tiranën, Mirel Josa fut në listë edhe dy ekipe të tjera: Erzeni dhe Laçi janë për titull kampion

Vllaznia ia ka dalë kundër Kukësit që të triumfojë me rezultatin 2-0. Goli i Markut në minutën e 20 dhe më pas i Jonuzit në të 45 do të mjaftonte për t’i dhënë tre pikët shkodranëve. Falë këtij rezultati, ekipi i Josës arrin në kuotën e 31 golave, po aq sa edhe Partizani.

Nga ana tjetër është Teuta ka arritur që të fitojë në një ndeshje mjaft të vuajtur kundër Bylisit në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Jurgen Goxhas. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77. Festimi ishte i madh nga ana e këtij lojtari për shkak të situatës së vështirë që ka përjetuar në kohët e fundit. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Josa: “Ekipi dinte se çfarë bënte në fushë. Kukësi ka luajtur mirë futboll, por ekipi ynë nuk u shthur dhe luajti sipas detyrave. Dëmtimet? Nuk do të luajmë futboll ndryshe edhe kur të vijnë këta lojtarë, ne do të luajmë po njësoj. Unë në luftën për titull mund të fus edhe Erzenin me Lacin, jo vetëm ne. Lojtarët kanë pasur shumë ngarkesë gjatë kësaj periudhe”.

Martini: “Kemi vuajtur sot, e dinim që do të ishte ndeshje e vështirë me Bylisin, e kisha frikë. Lodhja duket qartë te lojtarët se gjithmonë po luajmë me një formacion. Ne kemi luajtur me 3-5-2. Ndryshe nga ne, Bylisi ka pasur disa lojtarë të freskët dhe që nuk i kanë pasur këto minuta në këmbë si lojtarët e Teutës. Ne nuk luajmë ndryshe me Tiranën dhe ndryshe me një ekip tjetër, ndikon vetëm lodhja e lojtarëve”

Alban Xhaferi: “Fitorja e sotme na jep më tepër siguri. Nuk është se na fut në lojë, se unë mendoj se Vllaznia do të vazhdojë deri në fund për objektivin e saj. Përballja me Tiranën do të jap dimension tjetër nëse arrin fitoren. Të gjitha ekipet mund të surprizojnë dhe të marrin pikët. Unë e ëndrroj momentin kur Vllaznia të shkojë në grupet e Europës. Kemi lojtarë cilësor, grup të mirë dhe djem të mirë”.

Shensoji: “Ne erdhëm për fitore këtu. Nëse nuk do të fitonim, të paktën të dilnim barazim. Këtu erdhëm të luanim futboll dhe të fitonim. Urime për Teutën. Ne krijuam 5 raste për të shënuar sot, por kishim probleme te konkretizimi. Barazimi për mua si trajner është ide e vogël, unë dua fitore. Ne kishim raste më të pastra se Teuta për të shënuar. Ne e pësuam golin atje ku unë nuk e prisja, me kokë. Bylisi do të luajë gjithmonë futboll, nuk do të mbyllemi mbrapa dhe të jemi të këqinj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online