Nuk kishte precedencë penale më herët, zbulohet fotografia e djalit me kapuç që dyshohet të ketë vendosur tritolin te presidenti i FSHF

Policia ka vendosur në pranga një shtetas për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e presidentit të FSHF, atje ku është vendosur tritoli. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, sipërmarrës i një kompanie tregtare me aktivitet market, bar, kafe.

“Ora News” zbulon edhe fotografinë e personit të dyshuar që është kapur nga ana e Policisë. Gjithashtu vlen të theksohet se personi në fjalë nuk ka pasur precedencë penale më herët dhe është kapur nga kamera të tjerë të sigurisë gjatë momentit që ka vrapuar për t’u larguar pas vendosjes së tritolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *