VIDEO/ Një gol nga 40 metrat dhe një perfeksion i Hakimit nga goditja e dënimit, Kupa e Afrikës ofron spektakël

Maroku ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Afrikës pas fitores 2-1 kundër Malavit. Këta të fundit shiheshin si një kundërshtar i lehtë në letër, por i dhanë dhimbje koke “luanëve të Atlasit” që në minutën e 7 të takmit.

Mhango realizoi një kryevepër nga afro 40 metra largësi, prej nga ku e dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën për Malavin. Maroku u kundërpërgjigj në momentet e fundit të pjesës së parë me anë të En-Nesirit, ndërsa fitorja do të vinte prej këmbëve të Açraf Hakimit.

Marokeni i PSG-së është treguar perfektë nga goditja e dënimit, ku nga një distancë e largët e ka dërguar topin në trekëndësh. Dy nga golat më të bukur të të gjithë kompeticionit kanë ardhur brenda 90 minutave të këtij dueli, që ofroi spektakël për synin e tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online