Atletiko e Madridit është mposhtur në transfertën e sotme. Skuadra spanjolle ka humbur çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit me shifrat 1-0. Por rezultati përfundimtar nuk ishte i vetmi aspekt negativ për bardhekuqtë.
Ekipi i Guardiolës i ka “fshehur” portën Atelikoës së Madridit përgjatë 9o minutave. Për herë të parë në epokën e Simeones ekipi spanjoll nuk arrin të realizojë një goditje. Një statistikë vërtetë dëshpëruese, e cila nuk dnodhte që prej 11 viteve të fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
0 – Atletico Madrid have failed to attempt a single shot in a game in all competitions for the first time under Diego Simeone. Dominated. pic.twitter.com/safTKl8QuZ
— OptaJose (@OptaJose) April 5, 2022