Ballkani i Bledi Shkëmbit fiton kundër Bledar Devollit, shënon edhe Bajram Jashanica

Ballkani i Bledi Shkëmbit e ka fituar derbin shqiptar kundër Drenicës në Suarekë. Në shifrat 2-1, Shkëmbi ia doli në duelin me trajnerin tjetër që vinte nga Shqipëria, Bledar Devolli. Hoxha ka shënuar golin e parë për Ballkanin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në nisjen e së dytë ishte Bajram Jashanica që dërgoi topin në rrjetë.

Rogova shënoi golin e vetëm për Drenicën, por që nuk shërbeu për asgjë më tepër sesa vetëm për statistika. Tashmë Ballkani mban vendin e parë në Kosovë dhe trajneri Bledi Shkëmbi mund të jetë disi më i qetë pas shumë kritikave të marrë në ditët e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online