Po afron Kupa e Botës për femra dhe natyrisht interesi është i madh në kombet që e kanë ndihmuar të zhvillohet këtë sport. Megjithatë, lufta për emancipim dhe trajtim të barabartë vijon dhe një ndër ekipet më të forta në botë te femrat, kombëtarja gjermane, ka regjistruar një mesazh të fortë sensibilizues, ku me humor dhe ironi u është përgjigjur gjithë paragjykimeve.
Me një lojë të zgjuar fjalësh, vajzat gjermane theksojnë se nuk është nevoja të jesh mashkull (të kesh t*pe) për të luajtur futboll, ndërsa provokojnë me fjalën “Pfederschwanze”, që përkthehet edhe “flokë të kapur bisht”, por edhe penis.
“A na njihni? E dimë që jo. Kemi dalë 3 herë kampione Europe dhe vendi ynë nuk na di emrat. 3 herë? Le të themi 8 herë. Për titullin tonë të parë na dhanë një komplet çaji. Që kur e kemi nisur, nuk kemi luftuar vetëm kundër rivalëve në fushë, por edhe kundër paragjykimeve. ‘Femrat duhet të mendojnë të rritin fëmijët. Duhet të merren me larjen e rrobave. Është si të shohësh amatorë… me ngadalësim figure’. Megjithatë, e dini çfarë? Në nuk kemi topa, por dimë si luhet me to. Ne na pëlqen të zbukurohemi, të veshim taka të larta, geta dhe na pëlqen të kërcejmë. Ne na pëlqejnë njerëzit që e dinë çfarë duan. Kur bëhet fjalë për modele në jetë, na mjafton të shihemi në pasqyrë. Mos u shqetësoni, nuk ka nevojë ta dini kush jemi. Duhet thjesht të dini çfarë duam. Ne duam të luajmë lojën tonë, me ritmin tonë“.
“We don’t have balls.
But we know how to use them!”The @DFB_Frauen with a ? campaign ahead of this summer’s Women’s World Cup. #FIFAWWC pic.twitter.com/IC1b9b2VHU
— DW Sports (@dw_sports) May 14, 2019