“Nuk kemi frikë nga askush”, Alban Xhaferi flet për Vllazninë: Licencimin e konfirmuam…

Vllaznia fitoi me goleadë ndaj Apolonisë, duke mbajtur hapur luftën për titull. Tashmë shkodranët ndodhen në vendin e dytë, me vetëm dy pikë larg Teutës. Skuadra e drejtuar nga Brdariç vazhdoi momentin e mirë, ku mposhti Laçin në Kupë.

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ishte ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ku foli për atmosferën që po mbiztoëron në kampin verior. Sipas tij, kthesa e madhe e Vllaznisë ishte kualifikimi në finale të Kupës. Gjithashtu ai deklaroi se liçensimi tani është mbyllur nga FSHF dhe çdo gjë është duke shkuar si duhet.

“Jemi në rrugën e duhur. Liçensimi është konfirmuar tashmë nga FSHF. Është një ndryshim i madh, sepse Vllaznia ka dhjetë vite që nuk mer pjesë në Kupat e Europës. Tani është moment për të marrë pjesë, të arrijmë objektivat që kemi paracaktuar”.

“Mendoj se të katër skuadrat, duke përfshirë edhe Tiranën, janë aty. Situata është shumë dinamike, çdo gabim është shumë i kushtueshëm në këto moment. Teuta është me merit në vendin e parë, Partizani ka një skuadër shumë të mirë, besoj se do të jetë një garë shumë e fortë. Gjithsesi, Vllaznia nuk frikësohet nga askush, futet në fushë për të fituar”.

“Kualifikimi në Kupë e ka qetësuar shumë skuadrën, i ka dhënë një relaksim. Lojtarët janë shumë të lirë, për të bërë lojën e tyre më të mirë. Skënderbeu? Nuk do e nënvlerësojmë, ata kanë një skuadër shumë të mirë, nuk e meritojnë pozicionin ku ndodhen. I hapën punë edhe Teutës, është fakt”- u shpreh Alban Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online