“Nuk kemi ardhur për shëtitje”, Mançini vlerëson kuqezinjtë: Do e kemi të vështirë, Shqipëria nuk është e dobët

Shqipëria dhe Italia do të përballen me njëra-tjetrën mbrëmjen e nesërme në “Air Albania”. Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë të shohin Kombëtaren e tyre të luajë kundër Kampionëve të Europës në fuqi. Një ndeshje e veçantë që pritet të sjellë festë dhe gëzim për shqiptarët. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Mançini ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka shuar kureshtjet e gazetarëve të pranishëm.

“Ndeshja e nesërme, siç kemi bërë gjithmonë, do të jetë e vlerësuar. Një ndeshje ku do të provojmë djem të rinj, që nuk janë njohur mirë. Më bëhet qejfi që është kthyer Kieza. Është i rëndësishëm për ne. E njëjta gjë edhe për Zaniolon. Janë resurse të rëndësishme. Janë të rinj dhe kur je i ri mund të përmirësohesh gjithmonë.

Respektojmë të gjitha ndeshjet. Kështu duhet të jetë në sport. Nuk kemi ardhur për shëtitje. Kemi ardhur për të bërë një ndeshje të mirë. Por do të kemi vështirësi, sepse Shqipëria luan në shtëpi. Nuk është një skuadër e dobët. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të bukur. Lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali janë të zotë. Shqipërinë e njoh mjaftueshëm, sespe njoh lojtarët që luajnë në Itali. Është kënaqësi që jam këtu në Tiranë, edhe pse kam qenë për herë të fundit këtu kur luaja me Shpresat e Italisë.”, ka deklaruar Roberto Mançini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online