“Krenari të jem këtu”, Bonuçi tregon rritjen e Shqipërisë: Po e flisnim edhe gjatë rrugës, tani keni më shumë talent

Shqipëria dhe Italia do të përballen me njëra-tjetrën mbrëmjen e nesërme në “Air Albania”. Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë të shohin Kombëtaren e tyre të luajë kundër Kampionëve të Europës në fuqi. Një ndeshje e veçantë që pritet të sjellë festë dhe gëzim për shqiptarët. Në prag të kësaj ndeshjeje, Leonardo Bonuçi ka folur përkrahë trajnerit Mançini në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka shuar kureshtjet e gazetarëve të pranishëm.

“Kthehem në Kombëtare me të njëjtin entuziasëm si gjithmonë. Për mua ka qenë kështu në shtator, është sot dhe ka qenë gjithmonë. Është një krenari dhe kënaqësi të jem në dispozicion të shokëve më të rinj, të trajnerit. Me jep lumturi dhe gëzim. E vërtetë që janë dy miqësore, për për mua është thelbësore të jem këtu. Trajneri bëri mirë që më thërriti. Do të jem për atë çfarë mund ti jap të tjerëve.

Ndryshimi mes Shqipërisë së Rejës dhe asaj që jemi përballur për kualifikueset e Kupës së Botëës? Kemi folur më parë që nga aeroporti e këtu për ndeshjen e vështirë që patëm kundër Shqipërisë në kualifikueset për Botërorin. Sipas meje në këtë moment skuadra shqiptare ka më shumë talent dhe më tepër eksperiencë. Ka shumë lojtarë që luajnë në Serinë A, madje edhe me skuadra të mëdha. Kështu që mbrëmjen e nesërme do të kemi një ndeshje shumë impenjuese dhe shumë të vështirë”, ka deklaruar Leonardo Bonuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online