“Nuk ke as gjumë natën“, Reja kujton emocionet: Isha vërtetë njeriu i derbit, fitorja në të 93-tën maja e kënaqësisë

Mbrëmja e sotme kthen emocione të mëdha për tifozët italianë të futbollit, teksa në “Olimpiko“ do të luhet derbi i kryeqytetit. Duel Lacio-Roma është një nga më të zjarrtit në Serie A dhe këtë e di mjaft mirë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja. 75-vjeçari ka marrë epitetin “njeriu derbi“, pasi në kohën kur udhëhiqte bardhekaltrit, ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në sekondat e fundit të minutave shtesë. Emocione këto që i sjell sërish në vëmendje, duke e kujtuar derbin si një moment ku ndjesitë janë aq të forta, sa edhe gjumi është e vështirë të të zërë natën.

“Kur isha në krye të Lacios, derbi ishte ndeshja e vitit. Derbi gjithmonë pritet me shumë frikë, është një ndeshje unike. Kam vuajtur nga derbi gjatë përvojës time me bardhekaltrit, nuk ke gjumë natën. Kur humbni, derbi lë gjurmët e tij, kur fitoni sjell lumturi të jashtëzakonshme. Derbi në 16 Tetor 2011 përfaqësoi emocionin më të madh të karrierës sime. Unë kam qenë vërtet njeriu i derbit. Të fitosh ndaj Romës në minutën e 93-të është një kujtim i pashlyeshëm, ishte maja e kënaqësisë sime”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *