VIDEO/ Nuk lejohen në stadium? Tifozët e Romës dhe Lacios e dërgojnë spektaklin në rrugë, sa u kishte munguar derbi

As kjo pandemi nuk e ndal dot dashurinë për futbollin. Ethet e derbit të Romës kanë nisur prej orësh në Itali dhe tifozët e kanë lënë veten të kontrollohen nga emocionet. Megjithëse ligjet aktuale nuk i lejojnë në stadium për shkak të situatës së Koronavirusit, tifozët e skuadrave të kryeqytetit italian e kanë dërguar spektaklin nga tribunat në rrugët e Romës.

Si ata bardhekaltër edhe mbështetësit verdhekuq janë grumbulluar pranë skuadrave të tyre të zemrës, duke ndezur atmosferën përpara kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme. Kore, flakadan e këngë, asgjë nuk ka munguar nga magjia që prej vitesh e kemi parë në shkallët e stadiumit. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e spektaklit të tifozëve, ku shihet qartë se sa ka munguar ky derbi te ta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online