“I kemi emrat gati, do vijnë konkretizimet“, Nexhipi i shpall luftën Vllaznisë: Nuk na trembin aspak

Kukësi do të ndeshet pas pak minutash me skuadrën që deri më tani po prodhon futbollin më të bukur në Superiore dhe me meritë udhëheq kampionatin. Vllaznia është sfida e radhës për verilindorët, që javët e fundit kanë humbur busullën. Megjithatë kuqeblutë nuk e trembin aspak Nderim Nexhipin, i cili në një prononcim përpara ndeshjes për “Gol pas Goli“ në “Supersport“ shprehet se është momenti i duhur për të bërë kthesën në rezultate. Gjithashtu drejtori sportiv i Kukësit zbulon se janë gati emrat e lojtarëve që do të konkretizohen javën e ardhshme.

“Ndeshje kyç për ne. Po luajmë kundër ekipit që po kryeson tabelën. Një ekip shumë cilësor. Shpresojmë të rikthehemi pas shumë javësh te fitorja. Kemi punuar, kemi parë për alternativa. Besoj nga java tjetër do të finalizohen 3-4 lojtarë maksimumi. Është e vështirë që në periudhën e janarit të gjenden lojtarë që janë pa kontrata. Emrat i kemi dhe do i konkretizojmë. Nuk na tremb aspak që luajmë me vendin e parë. Në momentin e duhur na vjen një ndeshje si kjo e sotmja. Nëse duam të bëjmë atë kthesën duhet ta nisim nga sot“, ka thënë Nderim Nexhipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online