“Nuk kam parë kurrë në karrierë kështu”, Lila kundër Dedes: Kapiteni i anijes duhet të mbytet i fundit

Andi Lila ka dhënë mendimin e tij sa i përket largimit të Nevil Dedes nga Tirana. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Lila është shprehur se trajneri që zgjodhi të braktiste ekipin duke u larguar para ndeshjes me Laçin ka bërë gabim. Pavarësisht arsyes që e dërgoi deri në këtë pikë ajo që duhej të bëhej ishte qëndrimi në detyrë deri në përfundimin e ndeshjes për t’i dhënë më pas duart lojtarëve.

“Unë jam rritur tek Tirana, e njoh shumë mirë Halilin që është njeri shumë i mirë, e do sportin dhe është me ndjenja. Në gjithë karrierën time të gjatë nuk kam parë kurrë që një trajner të iki 15 minuta para ndeshjes. Nuk dua të mbaj anë, por nuk ka pëlqyer mënyra sesi iku trajneri para ndeshjes. Ajo që duhej bërë më mirë do të ishte që pas ndeshjes trajneri t’i jepte dorën të gjithë futbollistëve dhe të ikte. Unë e shoh trajnerin si kapitenin e anijes, u largua nga anija. Në fakt kapiteni duhet që të mbytet i fundit”, ka thënë Andi Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online