Goditja e bujshme e Partizanit në merkato, nesër prezantimi dhe Ferhan Hasani e ndjek nga stadiumi

Ferhan Hasani do të jetë lojtari më i ri i Partizanit, teksa këtë fakt e ka aprovuar dhe trajneri Ilir Daja në prononcim për media, pas sfidës me Teutën e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Tekniku 54 vjeçar u shpreh se Hasani mund të cilësohet si lojtar i të kuqëve, por do t’i duhet një kohë e konsiderueshme për tu ambientuar me skuadrën e re.

“Dihen vlerat e tij, por do i duhet kohë për të rikuperuar formën dhe për t’u përshtatur me manovrën tonë. Shumë alternativa në sulm? Shpresoj që të tilla halle të kemi” – u shpreh Ilir Daja. Hasani ishte i pranishëm në stadiumin Niko Dovana të Durrësit, për të parë nga afër skuadrën e tij të re. Nga ajo që mësohet vlen të theksojmë se ditën e nesërme Hasani do të prezantohet në klubin kryeqytetas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online