“Çfarë nuk dëgjon në Shqipëri”, Duro bën reagim të ashpër për rastin Dede: Këtu ta degjenerojnë personalitetin

Rasti i shkarkimit të Nevil Dedes ishte i pazakontë, përshkak se ndodhi 15 minuta përpara fillimit të një ndeshjeje mjaft delikate. Presidenti Refik Halili dhe ish trajneri bardheblu kishin mosmarrëveshje mbi rreshtimin e 11-shes që do të zbriste në fushë kundër Laçit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje të pazakontë, Tirana u mposht me rezultatin 0-1 ndaj Laçit duke i thelluar vështirësitë akoma më shumë, pas humbjes ndaj Partizanit në derbi. Ndërkohë trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli në media për largimin e Nevil Dedes.

“Rasti i largimit të Dedes, pak minuta para ndeshjes, ishte unikal. Por jemi në Shqipëri dhe këtu çfarë nuk dëgjon. E shkëpus si rast, unë jam vetë trajner dhe sidomos këtu bëhet fjalë për ish-futbollistin tim me shumë personalitet. Por këtu (presidentët e klubeve) ta ulin dhe ta degjenerojnë fare personalitetin. Më ka bërë shumë përshtypje”, u shpreh Duro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online