“Nuk kam objektiv barazimin, dua fitoren”, Silvinjo vlerëson Moldavinë: Nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme, duke nisur nga ora 18:00, me Moldavinë. Kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të nisur zyrtarisht festën e kualifikimit për në Euro 2024. Kapiteni Gjimshiti dhe trajneri Silvinjo janë paraqitur sot në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje të rënësishme për të shuar kureshtjet e gazetarëve.

“Në futboll gjithmonë luhet për të fituar. Barazimin unë e shoh pasojë të lojës, jo objektiv të skuadrave që hyjnë në fushë. Ne do të luajmë nesër për të fituar, Moldavia do të luajë nesër për të fituar. E dimë që Moldavia është ekip shumë i fortë në shtëpi. Ka mundur Poloninë këtu dhe ka barazuar me Çekinë.

Jemi të ndërgjegjshëm për faktin që kemi një finale nesër. Edhe lojtarët e reflektojnë seriozitetin, janë të ndërgjegjshëm që nuk jemi kualifikuar akoma. Jemi përgatitur mjaft mirë. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim sa i përket forcës sonë. Luajmë ndaj një ekipi të fortë, shumë të organizuar. Ka shumë lojtarë cilësor individualisht. Është skuadër fizike dhe shumë e vështirë nëf fushën e saj. Ndërsa ne jemi një skuadër që nisemi mirë në kundërsulm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. E dimë shumë mirë rënësinë e kësaj ndeshjeje. Ne luajmë për të fituar, por Moldavia nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi.

Jemi në rregull me lojtarët. Kemi ata të duhurit. Më vjen keq që disa janë të dëmtuar, por në dispozicion kam ata që kanë luajtur 60-70% të ndeshjeve deri tani.”, ka deklaruar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *