“Nuk kam ndjesi shumë të mirë për Pedro Auguston”! Debutoi me fitore te Flamurtari, Longo: Duhet ta mundim Skënderbeun

Flamurtari ka arritur të fitojë në transfertën e vështirë 1-2 përballë Orikut. Kjo ndeshje u zgjidh vetëm në minutën e 75. Autori i golit ishte Pedro Augusto që dhuroi spektakël duke gjetur rrjetën me rroveshatë.

Kjo ndeshje nuk rezultoi aspak e lehtë për vlonjatët që duhej të djersisnin shumë për të dalë me tre pikë. Pas kësaj fitore Flamurtari mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë me tre pikë më pak se Skënderbeu kryesues. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Longo: “Nuk kam ndjesi shumë të mirë për Pedro Auguston që ka dëmtuar gjurin. Ka shkuar në spital dhe tani duhet të presim. Dua ta falënderoj Flamurtarin për mënyrën sesi më ka mirëpritur. Nuk e njihja nga jashtë këtë ekip, por ka njerëz fantastik këtu brenda këtij klubi. Insistuan shumë për mua dhe i jam falënderues. Jam i kënaqur me punën e ekipit, më pak për ato minutat e fundit. Objektivi im është që të ndërtoj ekipin, ta bëj gati dhe të mundim Skënderbeun”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online