“Nuk kalonim nga dy ture çdo vit dhe ta quajmë dështim tani”, Martini: Ndihet mungesa e Kallakut

Teuta do të përballet kundër Beitar Jerusalem në ndeshjen e Europës, atje ku durrsakët kërkojnë vazhdimin e suksesit ashtu si edhe në futbollin shqiptar. Kjo pasi mbyllën një sezon fantastik me në krye Martinin, duke kulmuar me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Por në ndryshim nga më herët, tashmë ekipit i është larguar “truri” i gjithë aksioneve të ndërtuara, Sherif Kallaku. Duke parë edhe alternativat në treg është thuajse e pamundur që mesfushori të zëvendësohet denjësisht dhe këtë e ka pohuar edhe vetë Martini në konferencën për shtyp. Sipas asaj që raporton “Supersport”, tekniku i durrsakëve e vendos theksin te forca e kundërshtarit, por edhe në faktin se Teuta nuk kalon nga dy ture në çdo vit, prandaj nuk mund të quhet dështim eliminimi i menjëhershëm.

“Nuk e kam vendosur formacionin, por dhe nëse do ta kisha vendosur nuk do ta thoja sot. Ekipi është gati. Kemi afruar disa lojtarë, kemi Krasniqin që do kohë të përshtatet me grupin. Oshafi dhe braziliani që kemi marrë te Besa nuk janë ende në maksimumin e tyre. Do u duhet pak më tepër kohë. Pastaj të shohim, pasi për të gjetur një fantazist nuk është e lehtë. Boshllëku i Kallaku ndihet, por duhet të kërkojmë më të mirën te lojtarët që kemi. Krasniqi? DO e vendosim sot, pasi kemi disa alternativa në mendje, Kemi provuar disa variante,. Deri para ndeshjes do i kemi vendosur gjërat,

Beitar Jerusalem realisht është një ekip i mirë. Kanë 3-4 lojtarë të kombëtares së Izraelit. Janë ekip që e luajnë topin mirë, e dimë kush janë. Gjithsesi fusha do të tregojë gjithçka. Nuk mendoj se do të ishte dështim po të eliminohemi. Teuta nuk është se ka kaluar nga një apo dy ture çdo vit që të quhet dështim tani. Nuk duhet të mendojmë kështu, por duhet të mendojmë që të kualifikohemi, të ecim përpara e të japim më të mirën në fushën e lojës. Pastaj është edhe çështje fati”, tha Martini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online