Ekskluzive/ “Lojtarëve t’i ndalohen telefonat në këto ndeshje”, Luga flet për Tirana-Zvezda: Paranoja…

Çfarë nuk shkoi me Tiranën ndaj Zvezdës? Kjo është pyetja që shtrohet, me eliminimin e kampionëve të Shqipërisë që ishte “i padrejtë” për atë që u dha në fushën e lojës. Bardheblutë kishin më shumë raste të pastra sesa kundërshtari i tyre, duke “flirtuar” aq shumë herë me golin, por pa e arritur dot atë.

Trajneri shqiptar që po vazhdon të kontribuojë në Kinë, Ergys Luga, shprehet se në ndeshje të tilla ajo që vendos është ana psikologjike. Në këtë drejtim Zvezda është më e avantazhuar pasi ka një staf shumë më të kompletuar, ndërsa Tirana mund ta zgjidhte disi më mirë situatën nëse do t’i ndalonte edhe telefonat lojtarëve. Një përfundim ky i drejtë nga ana e Lugës kur të gjithë panë sesi bardheblutë e respektuan më tepër nga çfarë duhet një kundërshtar që përballë tyre nuk ishte thuajse për asnjë moment “i frikshëm” në fushë ashtu siç ishte në letër.

“A e patë se çfarë stafi kishte Zvezda? Sesa të organizuar ishin? Diferencat ekonomike dihen mes dy ekipeve dhe në fund na ndau një gabim në korne. Po të kishim edhe ne të paktën gjysmën e buxhetit të tyre? Pastaj në këto ndeshje me frymë nacionaliste duhet të jesh psikologjikisht shumë i fortë. Ne nuk e kemi mundësinë nga kapricot politike me presionet dhe paranojat se do të ngrihen dronë dhe sajesa të tjera. Ndonjëherë kur flitet për ndeshje të tilla lojtarëve duhet t’i ndalohet përdorimi i telefonit pasi duan apo jo, bien në presion të kësaj paranoje dhe kjo nuk ndikon mirë. Ndeshja ishte pa tifozë dhe nuk e kuptoj gjithë presionin e pavlerë. Gjithmonë kështu në Shqipëri, shteti duhet të mendoj sesi të ndihmoj pozitivisht dhe jo negativisht”, u shpreh Luga për “Sport Ekspres”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online