Roma do të presë mbrëmjen e sotme ekipin e Bodo/Glimt-it në një sfidë vendimtare në Ligën e Konferencës. Ndeshja e parë përfundoi me fitoren 1-0 të norvegjezve, ndërsa sot do të përcaktohet ekipi që do të mbërrijë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Skuadrat kanë bërë publike formacionet zyrtare, ku vihet re mungesa e Marash Kumbullës. Mbrojtësi shqiptar nuk arriti dot të kalonte provën kundër Salernitanës në fundjavë, ku bëri një paraqitje nën nivel, që e detyroi Murinjon ta largonte sapo nisi pjesa e dytë e takimit. Duket se Kumbulla do të vuajë edhe sot pasojat e ndeshjes së dobët të zhvilluar në kampionat, pasi “special one“ ka vendosur ta ulë në stol ndaj Bodo/Glimtit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/