Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami janë dy futbollistët shqiptarë të cilët janë pjesë e Sasuolos. Të dy këta lojtarë janë duke vuajtur për minuta pasi nuk po preferohen nga trajneri dhe e nisin gjithmonë ndeshjen nga stoli.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, atje ku Sasuolo ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Udinezes. Nedim Bajrami është aktivizuar në minutën e 80 të takimit, ndërsa nga krahu tjetër, Marash Kumbulla ka qëndruar në stol për 90 minuta. /Sport Ekspres/