“Nuk ka takuar as familjen”/ Neymar për pushime në Brazil? E keni gabim, media spanjolle zbardh skenarin e sulmuesit

Një foto e postuar nga vet Neymar, i shoqëruar nga disa miq të tij në Brazil, ngriti dyshime se sulmuesi kishte udhëtuar për pushime në kontinentin tjetër.  Në një kohë pandamie nga Covid-19 shumë lojtarë braktisën skuadrat e tyre për tu bashkuar me familjen. Neymar u mendua se ishte një prej tyre e duke parë natyrën e tij shumëkush mendoi se braziliani i nisi pushimet pak me herët këtë vit. Por i gjithë informacioni i shpërndarë në rrjete sociale ka marrë konotacionin e lajmeve të rreme.

Të paktën kështu shkruan në një artikull të saj spanjollja “Sport”. Në lajmin e publikuar mbrëmjen e kësaj të diele, thuhet se Neymar nuk ka udhëtuar për pushime në Brazil por për tu stërvitur dy-fish më tepër seç mund të bëntë në Paris. Po sipas të njejtës media, Neymar që prej ditës kur ka mbërritur në Brazil nuk ka takuar asnjë prej anëtarëve të familjes, madje as gjyshen e tij të moshuar.

Nën kujdesin e ndihmës trajnerit atletik Ricardo Rosa, Neymar ka shtuar seancat stërvitore dhe po përgatitet intesivisht për tu rikthyer sapo futbolli Europian të rinisë. Përqendrimi i sulmuesit është maksimal aq sa ai ka refuzuar edhe çdo takim me biznesmen të ndryshëm që kërkojnë bashkëpunimin e tij. Objektimi më i madh për Neymar është trofeu i Champions League, pikërisht për të arritur këtë objektiv braziliani udhëtoi drejt vendlindjes për tu stërvitur./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *